Champions League do të zbresë sot në fushë për të luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të vajtjes për fazën e 1/8. Supersfida që spikat më shumë sot është është ajo midis Atletico Madridit dhe Manchester United.
Të dyja ekipet janë duke kaluar një formë të dobët këtë sezon, por Champions League është diçka tjetër dhe të dyja do të përpiqen të sigurojnë një fitore,shkruan Oversport.
Për sa i përket mungesave, Koke, Wass dhe Cunha nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Simeonë, ndërsa nga ana tjetër Rangnick duhet të bëjë pa shërbimet e Edison Cavanit.
Formacionet e mundshme
Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Reinildo; Vrsaljko, Llorente, Herrera, Kondogbia, Lodi; Correa, Felix
Manchester United (4-3-3): De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Telles; Fernandes, McTominay, Fred; Rashford, Ronaldo, Sancho
Ndeshja tjetër do të jetë ajo midis Benfica dhe Ajax që do të luhet në Lisbonë. Të dyja ekipet kanë një objektivë të qartë dhe ajo është fitorja për të pasur një shans më shumë drejt fazës tjetër.
Për sa i përket mungesave, Haris Seferovic është mungesa e madhe te Benfica, ndërsa asnjë mungesë me peshë nuk llogaritet në kampin tjetër.
Formacionet e mundshme
Benfica (4-3-3): Vlachodimos; Lazaro, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; P. Bernardo, Weigl, Joao Mario; Rafa Silva, Yaremchuk, D. Nunez
Ajax (4-2-3-1): Pasveer; Mazraoui, Timber, L. Martinez, Blind; Berghuis, E. Alvarez; Antony, Klaasen, Tadic; Haller