Vëllezërit e bashkuar me donacion për ekipin e femrave të KFF Liria

Një donacion në paisje sportive (veshmbathje, trenerka e paisje për stërvitje), kanë dhënë të premten ‘Vëllezërit e bashkuar’ për KF Liria, përkatësishtë ekipin e femrave (KFF Liria).

 

“Falenderojmë, ‘Vëllezërit e bashkuar’ për ndihmën e dhënë. Edhe në të kaluarën kjo firmë ka përkrahur KF Liria, ndër vite. Ky shembull duhet ndjekur edhe nga donator të tjerë’, ka thënë z.Qemal Krasniqi, kryetar, duke falenderuar pronarin e firmës, z.Sefer Susuri.

Ndërkaq, z.Sefer Susuri me modesti , pohoi:’ Kjo është e pakta për momentin, që mund të bëjmë. Ekipi i vajzave dhe Liria në prgjithësi, duhet përkrahur në vazhdimsi. Shpresoj që me këto paisje modeste, sado pak të kemi lehtësuar punën e trajnerit dhe ekipit të vajzave”, tha ai, duke uruar suksese vajzave.


Trajneri i vajzave, Naif Jahaj, ka falenderuar në emër të ekipit, për ndihmën e dhënë në paisje, dhe ka premtuar se, sukseset nuk do të mungojnë.

/Gazeta Olle/

Formacioni më i mirë dhe MVP i xhiros së parë në Superligën e basketbollit

Fusha në “Fadil Vokrri” është dëmtuar shumë, eksperti britanik sugjeron riparimin e saj!