Vëllezërit Batatina me ndihmë të FFK-së e bëjnë stadiumin e Llapit me bar natyral

Nga pranvera e tutje ndeshjet në “Zahir Pajaziti” nuk do të luhen më në terren artificial, raporton Gazeta Olle.

Skuadra nga Podujeva përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se stadiumit të tyre do i ndryshohet terreni nga artificial në natyral për stinorin pranveror.

E gjithë kjo falë ndihmës së dhënë nga FFK të cilët llapjanët i kanë falenderuar, teksa poashtu kanë treguar se do investojnë edhe ata në rregullimin e drenazhës.

Llapi poashtu ka kërkuar mbështetje edhe nga Kuvendi Komunal i Podujevës./GazetaOlle/