Vëllaznimit i largohet edhe një lojtar i njohur, shkon në katër numri

Skuadra e Vëllaznimit po kalon një krizë të re financiare, poashtu edhe krizë të rezultateve kohët e fundit.

Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit në Ligën e Parë, disa lojtarë kanë njoftuar largimin nga klubi gjakovar, shkaku i problemeve financiare.

Viktor Kuka, Adnan Haxhaj dhe Dardan Rogova kanë njoftuar edhe zytartisht se do të largohen nga klubi i madh kosovar.

Gazeta Blic mëson se lista e largimeve nga klubi i Vëllaznimit nuk ndalet me kaq.

Sipas burimeve të gazetës, edhe sulmuesi i njohur, Florim Bërbatovci nuk do të jetë pjesë e Vëllaznimit për pjesën e mbetur të sezonit.

Berbatovci është një nga lojtarët e radhës që është larguar nga Vëllaznimi dhe nuk do t’i ndihmojë klubit për qëllimet që kishin.

Aguero gjatë javës do të njoftojë tërheqjen nga futbolli?

Sarri fjaloset me lojtarët, ndërpritet stërvitja te Lazio