Vëllaznimin nuk e ndal as vapa

Gjatë kësaj jave po mbretëron vapë e madhe në Kosovë, e cila po ndikon pak a shumë edhe në rrjedhën normale të stërvitjeve në disa klube.

Kapiteni i Vëllaznimit nga Gjakova, Albutrint Morina, tha se me gjithë vapën e madhe, po arrijnë që të përgatiten mjaft mirë.

“Tash u bënë një muaj që kemi filluar stërvitjet, atmosfera në ekip është shumë e mirë. Me të vërtet është një vapë e madhe, por falë përkushtimit të të gjithëve në klub, po arrijmë disi ta kalojmë”, thotë Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Futbollisti tregon se ku po stërviten: “Stërvitjet i zhvillojmë zakonisht në stadiumin e qytetit, kushtet mendoj se janë të mira dhe gjithçka është në rregull”. Skuadra gjakovare pas një periudhe rikthehet në elitë, por me synime që të dëshmojë futboll cilësor dhe t’i kënaq edhe tifozët e saj të zjarrtë, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’.