Vëllaznimin e pret një orar i ‘tmerrshëm’ nëse e mund Ferizajn

Fitorja e mundshme e Vëllaznimit ndaj Ferizajt, është thikë me dy tehe për skuadrën gjakovare.

Nëse kuqezinjtë fitojnë, dhe në anën tjetër, Istogu humbet nga Besa, gjakovarët do ta mbyllin fazën e dytë në vendin e tetë.

Mirëpo, nëse përfundojnë në këtë pozitë, atëherë ata i pret orar i tmerrshëm në katër javët e para.

Kështu, në javën 23 do të ishin mysafir të Prishtinës. Në javën 24 do të presin liderin, Feronikeli. Dy javët e ardhshme do t’i luanin si mysafir. Do t’i shkonin Drenicës, dhe më pas Istogut.

Sidoqoftë, këtu asgjë nuk ka zyrtare, vetëm variante të mundshme, nëse Vëllaznimi përfundon në këtë pozitë. (Gazeta Olle)