Vëllaznimi u përgatit ‘badihava’

Ishte planifikuar që Vëllaznimi i Gjakovës ta zhvillojë një ndeshje me Shkëndijën e Tetovës, por ky takim u ndalua ditë më parë për faktin se ekipet kosovare, aktualisht e kanë të ndalur që të zhvillojnë ndeshje me skuadrat e ish-Jugosllavisë.

Megjithatë, për një fakt të tillë nuk kanë qenë të njoftuar futbollistët gjakovarë. “E kemi përgatitur këtë ndeshje për rreth dy javë dhe e kemi pritur më shumë qejf por nuk po luhet. Çka të bëjmë, shpresojmë se do të bëhet mirë”, ka thënë kapiteni i Vëllaznimit, Robert Gjeraj për Gazetën ‘Olle’. Të kujtojmë se Shkëndija e Tetovës drejtohet nga trajneri gjakovar, Ardian Kozniku.