Vëllaznimi sjell “revolucion” në Kosovë, do të lansojë aplikacionin për telefon

KF Vëllaznimi bëhet klubi i parë në futbollin e Kosovës që do ta lansojë aplikacionin për IOS dhe Android.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, skuadra nga Gjakova ka bërë të ditur se dita ditës do ta lansojnë aplikacionin në telefon.

Në Vëllaznimi App do të gjeni: Njoftim Live në kohë reale me ndryshimin e rezultatit në ndeshjet tona. Ndeshjet më të rëndësishme. Galeritë me fotografi nga çdo lojë.

Pamje me momentet më interesante nga çdo ndeshje.  Lajmet, tabelat dhe ndeshjet e fundit.  Njoftime e lajme, rezultatet në pauzë dhe në fund të ndeshjeve.

Vëllaznimi do të fillojë aventurën në Ligën e Parë më 28 gusht.

Lukaku zbulon arsyen pse u rikthye te Chelsea

Koeman do një numër 9, Manaj drejt largimit nga Barça?