Genc Hoxha nuk është më trajner i Vëllaznimit. Në fakt, kryesia e klubit ka vendosur ta shkarkojë trajnerin e deritashëm, për shkak të rezultateve jo të kënaqshme, siç konsideron kryesia dhe të deklaratave të fundit të trajnerit gjakovar të dhëna pë Gazetën ‘Olle’, i cili theksoi se kryesia e klubit është e padëshiruar në stadium, në ndeshjen e ardhshme ndaj Trepçës ’89, shkuarn ‘Zëri’.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë, komunikatën e lëshuar nga klubi gjakovar
– Rezultatet që klubi i ka arritur gjatë këtij stinori pranveror kanë qenë dukshëm nën nivelin e pritur. Nga 6 ndeshjet e deritashme të zhvilluara në Gjakovë është fituar vetëm një (me Ferizajn) ndërsa në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Gjakovë është fituar vetëm nga 1 pikë në duel me rivalin e drejtpërdrejtë në luftë për ekzistencë, Dritën dhe madje me Trepçën që ka kohë që është çregjistruar dhe që gjatë 14 ndeshjeve të deritashme pranverore e ka fituar vetëm një pikë dhe atë mu në Gjakovë! Këto rezultate të pakënaqshme e kanë sjellë klubin tonë në situatë që tash e ka mjaft të vështirë t’i shmanget barazhit në ç’mënyrë seriozisht rrezikohet ekzistenca në shoqërinë elite.
– Në këto dështime të deritashme, veçmas gjatë stinorit pranveror, përgjegjësia e shtabit teknik është vlerësua si vendimtare. Si duket duke e pasur parasysh mu këtë, kryetrajneri i klubit mundohet ta mbulon dështimin e vetë duke përhapur akuza të paqena dhe fakte jo të vërteta,. Ky konstatim mbështetët në këto fakte:
- Nuk janë të vërteta vlerat e borxhit që përmendën aty, pasi borxh real janë vetëm të ardhurat e muajit prill 2015 që ende nuk janë paguar e për të cilat Kryesia po bënë angazhime që t’i siguroi dhe t’i paguaj. Të gjitha të ardhurat e tjera, deri edhe për muajin Mars janë paguar dhe për këtë ekzistojnë dëshmitë.
- Në mbledhjen paraprake të Kryesisë të mbajtur më 18 Maj 2015, ku ka qenë prezent edhe kryetrajneri dhe zv.kapiteni i skuadrës, janë bërë të ditura angazhimet e Kryesisë për sigurimin e mjeteve për pagesën e të ardhurave të Prillit, dhe kryetrajneri dhe zv.kapiteni janë pajtuar që të vazhdojnë aktivitetin. Çka ndodhi në ndërkohë, ata e dinë më së miri?
- Në ndeshjen e të dielës në Vushtrri kanë qenë prezent 4 anëtarë të Kryesisë së Klubit dhe sekretari i Klubit që ka qenë përfaqësues zyrtar i Klubit, e jo siç thuhet në shkrim 2-3! Kuptohet se nuk iu kemi urua për barazimin në Vushtrri, sepse nuk e kemi konsideruar sukses, pasi ai rezultat, edhe ata të mëparshmit, na ka sjellë në situatë që e kemi tejet të vështirë t’i shmangemi barazhit që është larg pretendimeve tona dhe premtimeve që i ka dhënë shefi i shtabit teknik kur e ka marrë detyrën. A mund të konsiderohet ky sukses?! Kur jemi te ndeshja në Vushtrri, shfrytëzojmë rastin tu falënderohemi publikisht vushtrriasve për mikëpritje, e posaçërisht sekretarit të Klubit Mentor Jasharit.
- Edhe më e rëndë se rezultatet jo të mira, ka qenë sjellja e shefit të shtabit teknik që ka qenë skandaloze. Duke krijuar grupacione, me konflikte të vazhdueshme të anëtarët e Kryesisë, me anëtarët e shtabit teknik, bile edhe me punëtorët e Klubit, me shantazhe, kushtëzime dhe ultimatume të llojllojshme, ka krijuar një atmosferë thuajse të padurueshme në Klub që është reflektua edhe në rezultatet e arritura. Kulmi ka arritur me ultimatumin e fundit “Nëse në ndeshjen me Trepça’89 shihen anëtarët e Kryesisë së Klubit, ne do ta tërheqim ekipin nga terreni”! Është një ultimatum i pa presedan, i pashënuar ndonjë herë në sport jo vetëm në Gjakovë e në Kosovë por edhe më gjerë. Kjo është dëshmia më e mirë se ata që lëshojnë këso ultimatumesh nuk e kanë në plan të parë suksesin e Klubit, por interesat personale, kush e di çfare?! Si duket, autorët e këtij ultimatumi të pashembullt, përkatësisht shefi i shtabit teknik, nuk e ka të qartë se kryesinë nuk e ka zgjedhur ai, por Kryesia e ka zgjedhur atë.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto, dhe duke e vlerësua se përgjegjësinë më të madhe për të gjithë këtë e bart shtabi teknik, Kryesia e KF”Vëllaznimi” ka vendosur që të shkarkoi nga detyra komplet shtabin teknik, ndërsa ndaj disa lojtarëve që kanë qenë bartës të krijimit të kësaj atmosfere destruktive është hap procedura disiplinore.
Në ndërkohë Kryesia e K.F.”Vëllaznimi” është duke analizuar të gjitha mundësitë se kush do ta udhëheq skuadrën në tri xhirot e mbetura të këtij kampionati. Njoftohen të gjithë futbollistët që janë të interesuar të bartin fanelën e K.F.”Vëllaznimi” edhe më tej, që takimi me futbollist është të martën (26.05.2015) në ora 10,30 në lokalet e stadiumit të qytetit