Vëllaznimi shënon fitore ndaj skuadrës nga Superliga e Bullgarisë

KF Vëllaznimi po i zhvillon përgatitjet për stinorin pranveror në Durrës.

Gjakovarët sot kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese ndaj Botev Vratsa, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit bullgar, shkruan Gazeta Olle.

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore minimale me rezultat 1-0.

Golin e vetëm për skuadrën kosovare e realizoi Gardison Tunaj, pas asistimit të Eris Gojanit.

Ishte kjo miqësorja e parë e Vëllaznimit gjatë qëndrimit në Shqipëri. /Gazeta Olle/

Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen, sulmuesi kuqezi pranon ofertën e kësaj skuadre

Pandemia e COVID-19 i ka kushtuar futbollit evropian miliarda euro