Vëllaznimi – Prishtina, bilanci i statistikave 1999-2015

Që nga paslufta – 1999, Prishtina dhe Vëllaznimi janë takuar gjithsejtë në 33 ndeshje kampionale (pa llogaritur garat tjera).

Prishtina ka bilanc bindshëm më të mirë, ka arritur 16 fitore, 10 herë janë ndarë baras dhe 7 fitore ka arritur Vëllaznimi. Goldallimi është 56:27 për bardhekaltrit.

Por, në Prishtinë, si rrallë herë ndonjë skuadër tjetër, Vëllaznimi ka mjaft pikë të nxjerra. Nga 18 takime te zhvilluara në Prishtinë, Prishtina ka 10 fitore, 6 barazime dhe Vëllaznimi ka fituar 2 herë. Prishtina ka goldallimin 39:16, por Vëllaznimi në Prishtinë ka shënuar më shumë gola se sa në Gjakovë, plot pesë herë më shumë.

Edhe në Gjakovë Prishtina ka më shumë fitore. Nga 15 ndeshje, 6 të fituara ka Prishtina, 4 barazime dhe si vendase Vëllaznimi ka fituar 5 ndeshje. Edhe goldallimi është në të mirë të kryeqytetasve, 17:11.

Vëllaznimi ka periudha mjaft të errëta me prishtinasit. Vëllaznimi ka pasur 13 ndeshje, 6 vite dhe 5 sezone pa fituar ndaj Prishtinës, nga pranvera e vitit 2004 deri në pranverë të vitit 2010.

Sërish edhe tani Vëllaznimi ndodhet në periudhë të errët e negative përball Prishtinës. Ka dhjete ndeshje pa fituar (vetëm tre barazime), që i bie pesë vite, pesë edicione garash, që nga pranvera e vitit 2010.

Po ashtu, Vëllaznimi kurrë nuk ka fituar që nga viti 1999 me shumë se një gol diferencë.

Ndërsa, Prishtina ka disa fitore tepër të thella, si 5:0 (pranverë-2011 dhe pranverë 2013), 4:1 (vjeshtë-2011), 3:0 (vjeshtë-2000) dhe fitoren më të lartë në Gjakovë, 0:3 (vjeshtë-2006).

Prishtina dhe Vëllaznimi që nga paslufta vetëm një herë të dyja e kanë ndjekur titullin dhe kanë qenë rivale, por Prishtina pati fituar titullin, kurse dy përballjet atë vit, 2007/08 pati fituar Prishtina, 0:2 dhe 4:3 – çka është edhe ndeshja me më së shumti gola në përballjet e dy skuadrave dhe mbetët një ndër ndeshjet më ta paharruara të futbollit kosovar pas lufte.

Rezultati më i shpeshtë ka qenë 1:0. Nga tre herë dyja skuadrat kanë fituar me këtë rezultat. Vëllaznimi dy herë në Gjakovë dhe një Prishtinë, njëjtë edhe Prishtina, dy here si vendase dhe një si mysafire.

0:0 është luajtur 5 herë, 2 në Gjakovë dhe 3 në Prishtinë.

2:1 është mbyllur 4 herë dhe gjithmonë me këtë rezultat ka fituar vetëm Vëllaznimi, 3 herë në Gjakovë dhe 1 herë në Prishtinë.

Por, 2:0 gjithmonë ka fituar vetëm Prishtina, plot 4 herë, 3 në Gjakovë dhe njëherë në Prishtinë. (Statistikat dhe foto janë marrë nga prishtinafc.com)