Vëllaznimi përforcohet me një sulmues (FOTO)

Është rikthyer në skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës, mesfushori-sulmues, Rilind Juniku. Ky i fundit tash e një vit e gjysmë ndodhej në Zvicër ndërkohë që tash e tri ditë i është bashkuar në përgatitje skuadrës së drejtuar nga Genc Hoxha.

Është kapiteni i Vëllaznimit, Robert Gjeraj ai i cili e konfirmon lajmin për Gazetën ‘Olle’. “Do të kryhen procedurat në Federatë dhe besoj që shumë shpejt do të jetë në shërbim të skuadrës”, deklaroi Gjeraj.

Vëllaznimi në këtë edicion po ‘lufton’ për mbijetesë.

juniku