Vëllaznimi pa rroga e rrymë, por me fitore

Kanë harruar kur kanë marrë paga, më shumë nuk kanë energji elektrike se sa që kanë, disa prej lojtarëve janë në bojkot, por ata që po stërvitin sot treguan se sa e duan klubin.

Fjala është për Vëllaznimin e Gjakovës, që shënoi fitore 2:0 ndaj Istogut, në takimin miqësor të luajtur në “Demush Mavraj” të Istogut.

Të dy golat u shënuan nga Nikollë Dushi, në pjesën e dytë. 45 minutat e parë u mbyll pa gola.

Të dy trajnerët, Nazmi Rama (Istogu) dhe Genc Hoxha (Vëllaznimi), provuan të gjitha lojtarët. (Gazeta Olle)

 

Foto: Kf-istogu.com