Vëllaznimi: Nuk u frikohemi Besës dhe ‘mercenarëve’

Derbi i Rrafshit të Dukagjinit në Superligën e hendbollit, do të zhvillohet nesër në palestrën ‘Shani Nushi’ në Gjakovë me ç’rast do të përballen Vëllaznimi dhe Besa Famiglia, duke filluar nga ora 19:00.

Te Vëllaznimi janë duke e pritur me entuziazëm këtë përballje derisa trajneri Uran Luzha, ‘kërcënoi’ pejanët para ndeshjes. “Vëllaznimi do ta fitojë këtë ndeshje. Ne nuk kemi ‘mercenarë’ sikurse që ka Besa lojtarë të huaj. Nuk u frikohemi Besës dhe ‘mercenarëve’. Premtojmë fitore dhe lojë të mirë. Kemi treguar se kemi potencial edhe në ndeshjen e fundit me Prishtinën”, ka thënë një ditë para ndeshjes, për Gazetaolle.com, Uran Luzha. Ky i fundit apelon publikun që të vijë në palestër derisa u premton lojë të mirë. ‘Publiku nuk do të ndahet i dëshpëruar me lojën tonë”, përfundoi Luzha.