Vëllaznimi nuk lejon befasi nga Ylli, shënon fitoren e pestë rresht

Vëllaznimi e ka shënuar fitoren e pestë rresht kundër Yllit, në xhiron e nëntë të Superligës së basketbollit.

Vëllaznimi të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, fitoi me rezultatin 102:80 përballë Bashkimit, në një atmosferë të zjarrtë.

“Kuqezinjtë” patën paraqitje të mirë në të gjitha periudhat, duke e administruar mirë lojën, për të triumfuar në fund me 22 pikë dallim.

Pesë lojtarë të Vëllaznimit realizuan pikë dyshifrore. Më i dalluari ishte Samuel Sessoms me 24 pikë, 5 kërcime e 10-të asistime. Lojë të mirë pati edhe Jalen Ray me 24 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Grant Lozoya te Bashkimi shënoi 25 pikë, dy kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Vëllaznimi tani ka prej pesë fitoreve e katër humbjeve dhe ka 14 pikë, kurse Bashkimi ka tri fitoreve e gjashtë disfata.

 

Xhaka dhe Shaqiri pritet të jenë titullar me Zvicrën

Zvicër – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare