Vëllaznimi nuk ka shënuar gol që 450 minuta

Kur iu janë gëzuar gjakovarët golit të fundit të Vëllaznimit? Moti, shumë moti. 16 nëntori i vitit 2014 solli golin e fundit të kuqezinjve, të cilin e shënoi Lorik Rudi në minutën e fundit kundër Istogut në fitoren 2:1.

Në total, numri i minutave pa gola është 450, me djemtë e Genc Hoxhës që nuk kanë shënuar në pesë ndeshjet e fundit kampionate në sfidat kundër Besës, Prishtinës, Feronikelit, Kosovës së Vushtrrisë dhe së fundmi Trepçës ’89.

Mbetet të shihet nëse ky agjerim i gjakovarëve do të prishet këtë fundjavë ndaj Trepçës në “Adem Jashari”. /Gazeta Olle