Vëllaznimi mposht Prishtinën dhe barazon serinë çerekfinale

Vëllaznimi ka barazuar serinë çerekfinale ndaj Sigal Prishtinës, duke fituar në ndeshjen e dytë në Gjakovë me rezultat 66:65 (18:25, 20:18, 17:11, 11:11).

Sfida ka qenë shumë interesante dhe e barabartë, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 4:15, por më pas vendasit paksa u këndellën, ku çereku i parë përfundoi 18:25. Mysafirët kishin deri 13 pikë epërsi 29:42, megjithatë pjesa e parë përfundoi 38:43.

Kuqezinjtë ngushtuan më shumë epërsinë në periodën e tretë dhe arritën që të kalojnë në epërsi 55:54. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë, ku vendasit kishin epërsi deri në tri pikë dhe mysafirët nuk lejonin të shkëputeshin, megjithatë Vëllaznimi fitoi 66:65 dhe barazoi serinë, derisa skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinale do të vendoset në takimin e tretë, që zhvillohet në kryeqytet.

Jordan Dallas i Vëllaznimit u shpall MVP i ndeshjes me 19 pikë e dhjetë kërcime.

Tre gola në Londër në 45 minutat e para: Bayerni në epërsi

Pa fitues në Emirates, Arsenal dhe Bayern Munich kërkojnë kualifikimin në Allianz Arena