Vëllaznimi merr pikët e plota, Ramiz Sadiku befason Ferizajn

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Kosovës.

Vëllaznimi është përballur me Istogun në kuadër të Grupit A, ku gjakovarët kanë shënuar fitore minimale 1-0.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi i huazuar nga Prishtina, Albin Prapashtica me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Ndërkohë ndeshja tjetër në Ligën e Parë, është zhvilluar në kuadër të Grupit B.

Ferizaj ishte nikoqir i Ramiz Sadikut, ku skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultat 0-1.

/Gazeta Olle/

Dresevic, lojtari më i dashur nga tifozët kosovarë: Nuk është problem pozita në fushë, bëj gjithçka për ta ndihmuar Kosovën

E konfirmon trajneri: Celina nuk është ende i gatshëm për lojë