Vëllaznimi merr në huazim dy lojtarë nga Prishtina

Vëllaznimi, është njëra nga skuadrat me aktive nga ekipet e Ligës së Parë, për edicionin e ri garues.

Kuqezinjët e kërkojnë me ngulm rikthimin në Superligë dhe tani kanë sjellur edhe dy përforcime të mëdha në skuadër.

Gazeta “Sheshi”, mëson se klubi nga Gjakova, ka sjellur dy lojtarët e Prishtinës, Albin Prapashtica dhe Gentrit Talla.

Të dy lojtarët e rinj janë huazuar nga ekipi bardhekaltër tek Vëllaznimi, për të pasur me shumë hapësirë.

Prapashtica i cili luan si sulmues me parë ka luajtur edhe për 2 Korrikun, derisa ka pasur edhe paraqitje për ekipin e Prishtinës.

Ndërsa, Talla ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të skuadra kryeqytetase, tani ai të skuadra e kuqezinjëve do të kërkoj me shumë hapësirë.

Barcelona e nis me fitore sezonin e ri në La Liga

Aro Muric debuton me Adanan, ja si vlerësohet ndaj Fenerbahces