Vëllaznimi me ankesë për gjykim të njëanshëm ndaj Rilindjes 1974

KF Vëllaznimi është ankuar rreth ndarjes së drejtësisë pas ndeshjes me Rilindjen 1974, duke akuzuar gjyqtarin Gramos Shala për gjykim të njëanshëm.

Klubi gjakovar përmes një deklarate për media bëri të ditur se ata do të përdorin të gjitha rrugët ligjore për të marrë masa ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

Ata përmes një videoje kanë grumbulluar rastet në të cilat sipas tyre iu është bërë padrejtësi nga gjyqtari i njohur në skenën e futbollit në Kosovë.

Përndryshe, ndeshja mes Vëllaznimit dhe Rilindjes 1974 e vlefshme për javën e shtatë në Ligën e Parë, grupi A, u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Vëllaznimi momentalisht renditet në vendin e shtatë në tabelë me vetëm tetë pikë të tubuara pas shtatë ndeshjeve, teksa ata janë tashmë pa fitore në dy xhirot e fundit./

“Megaskandal, tradhti”: Mediat serbe nuk e përballojnë transparentin “Kosova është Shqipëri” nga tifozët e AEK-ut

Sylvinho fton 25 futbollistë për ndeshjen me Çekinë, rikthehet Armando Broja