Skuadra nga Gjakova e filloi mirë edicionin 2021/22 në Ligën e Parë, por më pas filluan problemet, shkruan Gazeta Olle.
Gjatë ditës së djeshme tre futbollistë të rëndësishëm kanë njoftuar për largimin e tyre nga klubi.
Bëhet fjalë për Viktor Kukën, Donart Sheqerollin dhe Dardan Rogovën.
Kujtojmë se kuqezinjtë në ndeshjet e fundit kanë luajtur me junioriët, ndërsa kohë më parë ishte larguar edhe trajneri, Granit Begolli.
Mbetet të shihet nëse klubi me traditë në Kosovë do të këndellet pas fillimit të stinorit të ri.
/Gazeta Olle/