Vëllaznimi liron futbollistët kryesor, fokusohet në gjeneratat e reja

Kryesia e re e klubit të Vëllaznimit i ka liruar futbollistët kryesor të skuadrës kuqezi, duke paralajmëruar që prioritet i kuqezinjve do të jetë puna me gjenerata të reja dhe fokusimi në shkollën e futbollit.

Kështu, Vëllaznimi i ka liruar Altik Muhaxhirin, Alban Dylazekën, Robert Gjerajn, Luigj Buqajn, Yll Myrtën, Mevlan Zekën dhe Nikollë Dushin, duke i falënderuar ata për kontributin e dhënë deri tani.

Ju kujtojmë që ditë më parë Vëllaznimi e ka zyrtarizuar edhe trajnerin e skuadrës, i cili do të jetë Arsim Gojani. /Olle