Vëllaznimi lidh bashkëpunim me ekipet holandeze

Përmes fondacionit “New Day Impact”, FC Vëllaznimi tashmë ka siguruar bashkëpunimin me klubet holandeze, duke synuar që të ndërtojnë në të ardhme të mirë për të dyja palët.

Përfaqësuesit Marianne, Paul, Marcus kanë vizituar ambientet e FC Vëllaznimi ku në takim me nënkryetarin Artan Muhaxhiri dhe anëtarët e bordit Luan Vokshi, Valon Gexha, Zeqir Qollaku e Xhavit Gashi, kanë shpalosur mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Fondacioni “New Day Impact” tash e sa kohë ka shtrirë aktivitetin e vet në Shqipëri, ndërsa tash janë të interesuar të investojnë në akademinë e FC Vëllaznimi për t’u dhënë mundësi më të madhe talentëve të rinjë që të kenë mbështetjen e strategëve holandezë të futbollit.

Muhaxhiri ka lënë mundësinë e hapur që në muajin Qershor, të zhvillojnë ndonjë turne në Kosovë apo Shqipëri, ku akademia Vëllaznimi do të prezantohet krahas emrave të mëdhenjë të akademive evropiane.