Vëllaznimi kthen në funksion faqen zyrtare të klubit

Vëllaznimi ka vazhduar konsolidimin si skuadër evropiane edhe pse është pjesë e Ligës së Parë.

Skuadra e madhe kosovare pasi që arriti të ndryshojë ambientet e stadiumit, të investojë në skuadër, tashmë ka kthyer në punë edhe ueb faqen e klubit.

Vëllaznimi.com e ka filluar punën, ku brendësia e faqes është ende duke u përpunuar.

Për tifozët kuqezi që janë në numër të madh do të ketë informata të shumta për skuadrën e tyre ë zemrës, transmeton Gazetaolle.com.

Vëllaznimi pas ardhjes së kryesisë së re ka treguar që dëshiron të bëhet klub evropian që nuk i mungon asgjë. /olle/