Vëllaznimi kampion vjeshtor pa asnjë humbje në Ligën e Parë

Vëllaznimi ka përfunduar stinorin vjeshtor me nëntë fitore në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë që nuk di për humbje dhe skuadra favorite për tu rikthyer në elitën e basketbollit. 

 

Kuqezinjtë fituan të gjitha përballjet në stinorin vjeshtor, për të treguar se, duan të rikthehen në Superligë.

Skuadra nga Gjakova ka traditë në basketbollin e Kosovës dhe me përforcimet e bëra, ka bërë të qarta synimet e saj për të përfunduar në vendin e parë në Ligën e Parë, që i siguron një vend në Superligë.

Në vendin e dytë pas stinorit vjeshtor u rendit Vushtrria me gjashtë fitore dhe tri humbje, duke u pasur nga AS Prishtina, Istogu dhe Prishtina e Re me nga pesë fitore dhe katër humbje, ndërsa Dardanët dhe New Basket kanë nga katër fitore dhe pesë humbje.

Borea renditet e teta me katër fitore dhe katër humbje, Marigona Hill Prishtina ka dy fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa i fundit është Feronikeli me nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara.

Tetova: Kemi nevojë për freski, lojtarët janë të konsumuar

Ja kur do të rinisë Superliga dhe Liga e Parë në stinorin pranveror – caktohet edhe data e ndeshjeve për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës