Vëllaznimi ka tifozë të jashtëzakonshëm, shikoni mënyrën se si kanë ardhur sot në ndeshjen ndaj Drenicës (FOTO)

Vëllaznimi e ka humbur ndeshjen e xhiros së dytë të Vala Superligës duke u mundur nga Drenica në fushën e kësaj të fundit me rezultat 1:0, raporton Gazetaolle.com.

Në këtë ndeshje vendosi një gol i shënuar nga mesfushori Taulant Dajaku.

Vëllaznimi me vete në këtë takim i kishte edhe tifozët e flaktë, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ të cilët për 90-minuta brohoritën për ekipin kuq e zi.

Ata kishin ardhur nga Gjakova në Skenderaj në mënyrë speciale me vetura.

Shikoni fotografitë e shkrepura nga fotografi i Gazetaolle.com. Hilmi Veliu. /Gazetaolle.com