Vëllaznimi ia terron Trepçës

Në javën e 23-të të ETC Superligës së Kosovës, në basketboll Vëllaznimi, ka rezervuar befasinë e kësaj jave duke mposhtur në palestrën ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, Trepçën me rezultat 80:67

Gjakovarët ishin dukshëm më të mirë se mitrovicasit duke dominuar në secilën periudhë. Falë lojës së shpejt dhe sulmeve të suksesshme arritën që në fund të dalin fitues nga kjo ndeshje me rezultat 80:67.

Pas kësaj fitoreje Vëllaznimi, ka 29 pikë të tubuara në pozitën e gjashtë përderisa Trepça renditet në pozitën e pestë me 34 pikë të tubuara.