Vëllaznimi gjen pasardhësin e Muhaxhirit

Vëllaznimi i Gjakovës ka bërë përforcimet e para për edicionin e ri të Ligës së Parë. Portieri i Ballkanit të Therandës, Arianit Kuqi, i është bashkuar skuadrës kuqezi, kurse Leotrim Gashi nga 2 Korriku tani do të vesh fanellën e Vëllaznimit.

Lajmi konfirmohet nga Kuqi. “Kam arritur marrëveshje me Vëllaznimin dhe për këtë jam i lumtur. Vëllaznimi është klub i madh, kurse unë iu premtoj maksimumin”, tha ai.

Kuqi llogaritet pasardhësi i Altik Muhaxhirit që kaloi te Liria.

Gashi në edicionin e kaluar shënoi tetë gola.