Vëllaznimi fiton ndaj Vjosës, shënojnë dy përforcimet

Vëllaznimi e ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë miqësore, para nisjes së edicionit të ri garues

Klubi nga Gjakova është ndeshur me skuadrën e Ligës së Dytë, Vjosën, kjo ndeshje është zhvilluar në stadiumin e “Qytetit”, në Gjakovë.

Kuqezinjët e fituan takimin përball ekipit nga Shtimja me rezultat të pastër prej 2:0.

Golat për ekipin e Vëllaznimit i shënuan Dardan Rugova dhe Djellon Dragusha. Ky takim është edhe i pari për të besuarit e trajnerit të ri Granit Begolli.

Ndërsa, ju kujtojmë që sezoni i ri garues në Ligën e Parë do të nisë me datë 28 gusht.

Armend Rugji arrin marrëveshje me Onixin

Sezoni i ri dhe Arsenali i vjetër, Topçinjtë e nisin me humbje në Premier League (Video)