Vëllaznimi triumfoi në derbin e Ligës së Parë ndaj Lirisë me rezultatin 2-1, duke zhvilluar një ndeshje fantastike në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës.
Fitorja erdhi falë golave të shënuar nga Nikson Memaj dhe Altin Vojvoda, të cilët siguruan tre pikët e plota për skuadrën nga Gjakova, shkruan Gazeta OLLE.
Kjo fitore është e rëndësishme për Vëllaznimin, pasi përballja ndaj Lirisë njihet si një nga ndeshjet më të forta në Ligën e Parë, duke qenë se të dyja skuadrat kanë histori dhe rivalitet të madh.
Vëllaznimi tashmë synon të vazhdojë këtë formë pozitive dhe të mbetet pretendent për ngjitjen në Superligën e Kosovës.
Nga ana tjetër, Liria, edhe pse me përpjekje për të rikuperuar rezultatin, nuk arriti të përmbysë ndeshjen dhe mbetet në një pozitë më të vështirë në tabelë pas kësaj disfate.