Vëllaznimi vazhdon të vuajë me probleme financiare, pasi lojtarët kuqezi nuk janë paguar që nga fillimi i kampionatit.
Lojtarët kanë vendosur që të mos luajnë derisa të marrin pagat.
Sot Vëllaznimi do të luajë ndaj Lirisë, ku pritet që të paraqitet në fushë me ekipin e juniorëve.
Të njëjtë gjë e kishin bërë edhe ndaj Trepçës, ku pësuan humbje me rezultat 1-0.
Vëllaznimi ka kohë që vuan nga mungesa e financave, ndërsa sezonin e shkuar vetëm në fund shpëtoi nga rënia një kategori më poshtë. /Gazeta Olle/