Vëllaznimi dhe Liria në krizë, Kika rrëmben vendin e parë – rezultatet e plota në Ligën e Parë

Gjashtë ndeshje interesante u zhvilluan sot në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e katërt.

Në Grupin A, Rilindja fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Lirisë, duke e “fundosur” skuadrën prizrenase në vendin e parafundit në tabelë, shkruan Gazeta Olle.

Në skuadër tjetër me traditë, Vëllaznimi po kalon në krizë të thellë.

Gjakovarët u mposhtën 1-3 nga A&N, duke mbetur në vend të fundit pa asnjë pikë në këtë edicion.

Në anën tjetër, Kika shënoi fitore të madhe 2-1 në udhëtim te 2 Korriku, duke arkëtuar tri pikë të cilat e vendosin këtë skuadër në vendin e parë të Grupit B.

Rezultatet e plota të ditës së sotme (e shtunë).

Grupi A:

Rilindja 1-0 Liria

Vëllaznimi 1-3 A&N

Grupi B: 

2 Korriku 1-2 Kika

Flamurtari 1-1 Vllaznia

Arbëria 4-1 Vjosa

Vushtrria 0-1 Ramiz Sadiku

/Gazeta Olle/ 

 

Shotani: Trepça ’89 me plot meritë fitoi ndeshjen

Kosova U15 pëson humbje nga Maqedonia e Veriut