Ndeshje kryesore zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Boreas. Skuadra kuqezi në katër ndeshje ka katër fitore, kurse pejanët kanë dy fitore dhe dy humbje.
New Basket-Prishtina e Re është një sfidë interesante, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe dy humbje, andaj pritet përballje rivalizuese.
Marigona Hill Prishtina-Dardanët është po ashtu një sfidë interesante, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tri humbje.
Istogu që ka katër fitore në katër ndeshje do të përballet me AS Prishtinën, që ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa ndeshja e fundit zhvillohet mes Vushtrrisë dhe Feronikelit. Vushtrriasit kanë tri fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra nga Drenasi ka katër humbje në katër ndeshje.
Java 5 – Liga e Parë e Meshkujve
E enjte
19:00 Vëllaznimi – Borea
E premte
18:00 New Basket – Prishtina e RE
18:00 Marigona Hill Prishtina – Dardanët
19:00 Istogu – AS Prishtina
20:30 Vushtrria – Feronikeli