Vëllai i Xherdan Shaqirit flet për të ardhmen e ‘Shaqës’

Më në fund vjen një deklaratë nga familja Shaqiri. Ylli i Interit, Xherdan Shaqiri, thuajse çdo ditë bëhet me klub të ri nga mediat italiane, pasi Interi nuk dëshiron ta mbajë edhe më tutje.

Është Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit dhe njëherit menaxher i tij që ka deklaruar se e vemtja e vërtetë nga të gjitha ato që shkruhen është se Shaqiri ka nisur përgatitjet me Interin.

“E vetmja gjë që është për t’u raportuar, është se ai në këtë moment është në Inter. Gjithçka tjetër do të bëhet e ditur në ditët në vijim”, tha Erdini për ‘Goal.de’.

Së fundi, mediat italiane e dërguan atë në Schalke 04, kurse më herët në Ëolfsburg e Stoke City. Me këta të fundit Interi kishte bërë marrëveshje. “Përderisa nuk ka ndonjë vendim, nuk ka asgjë për të thënë”, shtoi Erdin Shaqiri.