Vëllai i Sadio Mane, Malick flet në lidhje me një transferim të mundshëm tek Drenica

Malick Mane është vëllai i madh i superyllit të Liverpool, Sadio Manes.

Ai ka luajtur tek disa skuadra të ndryshme dhe ka një karrierë relativisht të bujshme.

Para Laçit ai ka luajtur edhe në Suedi, Norvegji, Kazakistan dhe Kinë teksa ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 37 asistime në karrierën e tij si lojtar profesionist.

Në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, ai ka pranuar se agjenti i tij është në negociata me disa skuadra kosovare, por që nuk është duke u stërvitur me Drenicën.

Jam vëllai i madh i Sadio Mane. Agjenti im është duke biseduar me disa skuadra në Kosovë, por nuk e di saktësisht me cilat. Megjithatë, unë nuk jam duke stërvitur me Drenicën dhe lajmet e publikuara gjatë ditës së sotme nuk janë të vërteta. Unë jam për momentin në Sengeal, megjithatë mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje“, tha ai për GazetaBlic Sport.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat gjatë këtyre ditëve dhe se a do të ketë një transferim të tij në Kosovë.

FIFA planifikon të bëjë pesë rregulla të reja që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Feyenoordi transferon futbollistin nga Premier League para duelit me Dritën