Vëllai i Paul Pogbas lirohet nga burgu

Vëllai i Paul Pogbas, Mathias është liruar nga burgu pasi u arrestua dhe u akuzua për një komplot të dyshuar për zhvatje kundër ish-yllit të Manchester United.

Futbollisti 32-vjeçar ishte në paraburgim që nga arrestimi i tij në shtator.

Gazeta franceze, Le Parisien zbuloi se Mathias ishte liruar, përpara se avokati i tij të konfirmonte për kanalin televiziv francez BFMTV se klienti i tij ishte liruar vërtet.

Mathias Pogba (djathtas) është liruar nga burgu në Francë

Pretendohet se kushtet e lirimit të tij nënkuptojnë se ai është i ndaluar të kontaktojë me Paul dhe nënën e tij.

Ai gjithashtu nuk lejohet të largohet nga Franca ose të përdorë asnjë formë të mediave sociale.

Mathias, i cili ka luajtur për Crawley Toën, Wrexham dhe Crewe, iu refuzua kërkesa fillestare për t’u liruar në shtator.

Ai është një nga pesë personat nën hetim. Mesfushori i Juventusit, Paul pretendoi në gusht se ai ishte viktimë e një komploti shantazhi prej 10 milionë eurosh.

Mathias ka këmbëngulur se ai është i pafajshëm. Ai tani është liruar pasi u mbajt në periferi të Parisit.

Pretendohet se ai do të jetojë i vetëm në një pronë familjare në Paris. Paul bëri pretendime për zhvatje pasi Mathias ngarkoi video në mediat sociale në gusht, në të cilat ai bëri një sërë akuzash kundër vëllait të tij.

Ato përfshinin akuzimin e Paul për përdorimin e një magjistari për të bërë magji ndaj bashkëlojtarit të tij në Francë, Kylian Mbappes.

Ministri Çeku thotë se FFK është në procedurë të licencimit, Ademi i bindur që ajo ndodh brenda këtij viti – klubet të shqetësuara

Ten Hag flet për presionin që ndodhet te Man Utd