Vedat Muriqi tregon nëse Kosova ka gjasa për kualifikim në Botërorin “Katar 2022”

Kosova ka arritur t’i mbledhë katër pikë në tri ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Padyshim se ndër më meritorët për pikët e fituara ka qenë sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi në fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe në barazimin ndaj Greqisë, shkruan Gazeta Olle.

Golashënuesi më i mirë i dardanëve ka thënë se Kosova ka pak gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, por se do të ishte i kënaqur me pozitën e tretë.

“Realisht nuk besoj që kemi shumë gjasa për me arritë me u kualifiku, ngase nuk bazohet edhe nga ne, sepse edhe po të fitojmë tri ndeshjet e ardhshme varet se Suedia duhet të humb apo Greqia duhet të mos fitojë, por personalisht flas kisha qenë shumë i lumtur nese kishim mujtë me arritë me kry këtë cikël në vendin e tretë”, ka thënë Muriqi në intervistë për prezantuesen e njohur, Kadrie Canolli të Rtv Dukagjinit.

Intervista e plotë e Vedat Muriqit:

/Gazeta Olle/

Vedat Muriqi: Kam luajtur në klube të mëdha, por kur shënoj me Kosovën është shumë më ndryshe sepse shënoj për vendin tim

Paul Pogba refuzon rinovimin me United, e dëshiron kalimin te kjo skuadër e madhe