Vedat Muriqi shënon gol të bukur në miqësore me Lazion

Vedat Muriqi po vazhdon me formë të lartë në ndeshjet miqësore me Lazion.

Sulmuesi nga Kosova ka realizuar një tjetër gol me ekipin italian.

Kryeqytetasit po zhvillojnë ndeshje miqësore me skuadrën Triestiena, ku pas 45 minutave të para rezultati është 4-0.

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi e ka nisur nga minuta e parë këtë sfidë, derisa ka shënuar golin e dytë në ndeshje.

Pas një harkimi të bukur në zonë, Muriqi u shkëput dhe shënoi me kokë për 2-0.

Kujtojmë që titullar në këtë sfidë për Lazion janë edhe Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. /Gazeta Olle/

 

Përurohet shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit

Gjilani shënon fitore minimale në miqësore