Vedat Muriqi: “Rizespori është në zemrën time”

Vedat Muriqi është kthyer në futbollistin më të rëndësishëm të Fenerbahçes dhe në 15 ndeshje të zhvilluara deri më tani me fanellën e kësaj skuadre, ai ka arritur të shënoj 10 gola duke qenë padyshim protagonist si edhe ka dhënë 2 asiste.

Kjo paraqitje e Muriqit ka bërë që shumë klube të flasin për të dhe e ardhmja te Fenerbahçe, tashmë duket në dyshim.

Muriqi e nisi gjithçka në dy sezonet e fundit, ku me Rizesporin tregoi vlerat e vërteta.

Në 40 ndeshje me skuadrën e Rizesporit, ai arriti të shënonte 25 gola dhe kjo formë bëri që Galatasarai dhe Fenerbahçe të viheshin pas tij, me këta të fundit që e fituan luftën.

Këtë javë, Fenerbahçe do të përballet pikërisht me Rizesporin dhe Muriqi ka vetëm fjalë të mira për këtë skuadër.

“Rizespori ka një vend të veçantë në zemrën time. Gjithmonë do të jetë ndeshje emocionuese për mua. E kam dashur Rizesporin dhe ata më kanë dashur mua. Gjithmonë ka qenë një lidhje mes nesh”, u shpreh Muriqi për ish-skuadrën e tij, raporton VipSPort.