Vedat Muriqi duket gjithnjë e më i vendosur për tu larguar nga Lazio.
Minutazha e vogël ka bërë që Vedat Muriqi të konsiderojë seriozisht largimin, duke e bërë këtë që në muajin janar.
Reprezentuesi kosovar kishte shpresa se pas një lëndimi të Ciro Immobiles do t’i vinte shansi për të luajtur, megjithatë Sarri sërish e injoroi atë duke luajtur me futbollistë të tjerë si 9 fallso, dhe duke ia humbur përfundimisht durimin kosovarit.
Tani raportohet se skuadra angleze Leeds United është në bisedime të avancuara me Lazion për Muriqin.
Marrëveshja e mundshme pritet të jetë një huazim deri në fund të sezonit me një opsion 6.7 milion £ për të blerë.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim destinacioni i ardhshëm i kosovarit.