Vedat Muriqi motivon bashkëlojtarët para ndeshjes

Kosova sot nis edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.

Me fillim nga ora 20:45 në “Stadio Ennio Tardini” në Parma të Italisë, “Dardanët” do të përballen me Moldavinë në Ligën C.

‘Dardanët’ do të jenë pa Vedat Muriqin në këtë ballafaqim. Muriqi do të mungojë në duelin e sotëm të Kosovës për shkak të një lëndimi të vogël që e ka pësuar në stërvitje me gjigantin turk Fenerbahce.

Muriqi ka motivuar shokët para ndeshjes, ku shkruan: “Forca Kosovë, besa-besë”.