Vedat Muriqi merr urime nga Xherdan Shaqiri dhe bashkëlojtarët tek Kosova

Vedat Muriqi u transferua edhe zyrtarisht dje nga Fenerbahce tek Lazio.

Sulmuesi prizrenas ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me skuadrën nga Liga e Kampionëve.

Ai ka postuar edhe një shkrim falënderues për Fenerbahcen, ndërsa nuk kanë munguar urimet nga yjet tanë.

Ka befasuar urimi nga Xherdan Shaqiri. “Të uroj fat të mirë Vedo”, ka shkruar ylli kosovar i Liverpoolit, raporton Gazeta Olle.

“Suksese vlla”, është mesazhi i Milot Rashicës.

Nuk kanë munguar edhe lojtarët tjerë të shumtë që i kanë uruar suksese.