Pas dy muajsh episodesh të ndryshme, sot është zhvilluar episodi i fundit i “telenovelës” Vedat Muriqi tek Lazio.
Klubi italian ka prezantuar bomberin e Kosovës.
Ai do të bartë fanellën me numrin 94.
Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me romakët.
“Vedat Muriqi është lojtar i ri i Lazios”, shkruan Lazio, raporton Gazeta Olle.
Sulmuesi prizrenas u transferua nga Fenerbahce.