Vedat Muriqi: Jam Muriqi i Lazios, e jo Ibrahimoviqi

Vedat Muriqi ka dalë në konferencën e parë për shtyp që prej transferimit tek Lazio.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, ka folur edhe për derbin me Romën.

“Të gjithë futbollistët duan të luajnë në derbin e Romës. Unë kam luajtur në shumë derbi tjerë, por nuk më pritet të luajë edhe në këtë derbi”, ka thënë Muriqi, raporton Gazeta Olle.

Vedati u pyet nëse është Ibrahimoviqi i Kosovës? “Është nder për mua të jem këtu, por unë do të jem Muriqi i Lazios dhe jo Muriqi i Lazios”.

Ai ka falënderuar tifozët për pritjen e ngrohtë që ia bënë prej se kaloi nga Fenerbahce.

“Kam pranuar shumë mesazhe nga tifozët e Lazios dhe do të doja t’i falënderoja ata për dashurinë e ofruar. Gjithmonë do të japë më të mirën për ta dhe fanellën që do ta mbajë”, shtoi Vedati.