Vedat Muriqi i gatshëm për Mallorcën

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer te ekipi i tij në Mallorca, ka bërë të ditur  Marca spanjolle. Muriqi, ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës dhe udhëtoi në Andorrë edhe pse ishte i suspenduar shkaku i kartonit të kuq të marrë në duelin kundër Rumanisë në muajin e kaluar. Ai nuk pati të drejtë të luajë kundër Andorrës, ndërsa ndeshja tjetër e Kosovës kundër Izraelit më 15 tetor, është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të situatës në Izrael.

Trajneri i Mallorcës, Javier Aguirre, i ka dhënë lojtarëve pushim deri të hënën, ndërsa Muriqi këtë stinor për Mallorcën në LaLiga ka shënuar katër gola dhe dy asistime. Në xhiron e radhës, Mallorca udhëton te Real Sociedad për ndeshjen e 21 tetorit.

Mallorca gjendet në pozitën e 15 në tabelë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime, një humbje dhe një fitore. /Gazeta Olle/

 

Kosova u17 pëson humbje minimale nga Shqipëria

Kosova me rezultate mbresëlënëse, shpallet kampione për zonën evropiane