Vedat Muriqi: Gjithmonë kam thënë nuk është me rëndësi kush shënon Vedati apo dikush tjetër, me rëndësi fitorja!

Kosova ka arritur fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Dardanët kanë arritur fitore minimale 1-0, në udhëtim te Gjeorgjia, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 18-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur me punën e bashkëlojtarëve të tij dhe fitoren.

“Po ne përgjithësi jam i lumtur që kemi arritur fitoren e parë në kualifikime. U kanë një fitore e rëndësishme për ne, fitore për me u kthjellë. Sa i përket golit, gjithmone kam thanë nuk është me rëndësi kush shënon Vedati apo dikush tjetër, me rëndësi fitorja”, tha fillimisht ai.

“Kemi luajtur mirë, jemi mbrojtë mirë. Shpresojmë ndaj Greqisë të kemi ndeshje të mirë dhe t’i bëjme gjashtë pikë. U kanë me rëndësi të thyejmë akullin, për neve ka qenë me rëndësi të bëjme fitoren e parë, hala më mire si mysafirë. Tash e kemi ndeshjen në Kosovë, ju e dini së në Kosovë luajmë më mirë, kemi tifozët edhe pse duket se janë vetëm 10%”, përfundoi Muriqi.

/Gazeta Olle/

Ky është komenti i Lirim Kastratit pasi e humbi rastin ideal i vetëm para portierit

Mërgim Berisha te Kosova? Këto janë fjalët e Valon Berishës