Vedat Muriqi gjatë përgatitjeve fizike tek Lazio

Vedat Muriqi po kthehet. Ai po e merr veten.

Pas pauzës disa javëshe shkaku i lëndimit dhe daljes pozitiv me Covid 19, sulmuesi i Kombëtares po kryen përgatitje fizike.

Ai prej dje është duke u përgatitur me skuadrën e re, Lazio.

Prizrenasi është përfshirë në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit.