Vedat Muriqi flet pas rikthimit në fushë dhe fitores ndaj Napolit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, u rikthye mbrënë në fushë pas një mungese gati tri javëshe.

Muriqi mungoi pas një lëndimi të pësuar në Ligën e Kampionëve.

Prizrenasi luajti prej minutës 63 në fitoren e Lazios 2:0 ndaj Napolit.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva sërish dhe kontribova për skuadrën. Tri pikë të rëndësishme”, ka shkruar Muriqi në rrjetet sociale, raporton Gazeta Olle.

Për Napolin, në bankinë ishte kapiteni ynë, Amir Rrahmani.