Vedat Muriqi flet pas paraqitjes në Ligën e Kampionëve

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar mbrëmë për Lazion në Ligën e Kampionëvenë fitoren përballë Borussia Dortmundit me rezultat 3:1.

Muriqi, i cili iu bashkua Lazios këtë verë nga Fenerbahce, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquin Correas.

Ai sot ka shkruar në “Instagram” se ishte i lumtur me paraqitjen derisa ka përgëzuar edhe skuadrën.

“Paraqitje dhe rezultat i shkëlqyer! Përpara Lazio!”, ka shkruar 26-vjeçari në postimin e tij.