Vedat Muriqi flet para ndeshjes ndaj Rumanisë: Pas shumë kohësh kthehemi në ‘Fadil Vokrri’ dhe jemi shumë optimist

Vedat Muriqi në një prononcim për FFK-në ka folur rreth ndeshjes që Kosova e zhvillon me Rumaninë.

 “Rumania dhe Kosova janë favorite për ta zënë vendin e parë në këtë grup, pa dashur të nënçmoj dy ekipet tjera. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar si lider grupi” shtoi Muriqi

Një ndeshje e tillë ka shumë vlerë, dhe Muriqi shprehet optimist para kësaj sfide, shkruan Gazeta OLLE.

“Jemi në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Rumanisë. Pas shumë kohësh kthehemi në ‘Fadil Vokrri’ dhe jemi shumë optimist. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe e njohim kundërshtarin nga përballjet e kaluara, prandaj shpresoj ta nisim mbarë me tri pikë” theksoi Muriqi.

Muriqi beson në hakmarrje, ku ndeshjen e fundit Kosova u mposht nga romunët.

 “Ne ‘besojmë në hakmarrje’ por brenda fushës. Nuk duhet t’ia kthejmë njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi të përqendruar në fushë dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta” përfundoi Muriqi.

 

Brajan Gruda zgjedh përfundimisht Shqipërinë

Foda flet para ndeshjes me Rumaninë: Miqësoret përfunduan, nuk kemi kohë për prova